×
  • Lajme
  • Botë

    Punëtoret e seksit në Hamburg kundër mbylljes së bordellove gjatë pandemisë

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 20:44

    Një protestë e pazakontë është shënuar në Hamburg të Gjermanisë, ku punëtoret e seksit kanë kërkuar që bordellot të mos mbyllen në periudhë të pandemisë.


    Punëtoret e seksit, në vendet në Gjermani ku lejohet prostituimi kanë thënë se ata “nuk përbëjnë rrezik për përhapje të Covid-19”, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

    “Profesioni më i vjetër në botë ka nevojë për ndihmën tuaj”, thuhej në një pankartë të mbajtur nga punëtoret e seksit në qytetin gjerman.

    Bordelloja në Herbertstrasse është mbyllur që nga muaji mars dhe rebelimet e para të punëtoreve të seksit kanë nisur.

    Shoqata e Punonjësve të Seksit, e cila organizoi protestën, thotë se mbyllja e vazhdueshme e ambienteve të licencuara po detyron disa prostituta të prostituojnë në rrugë, gjë që është e paligjshme dhe e rrezikshme për shëndetin.

    “Prostitucioni nuk mbart një rrezik më të madh të infeksionit sesa shërbimet e tjera që kanë të bëjnë me trupin, siç janë masazhet, kozmetika apo edhe sportet e vallëzimit ose kontaktit”, tha shoqata në një deklaratë. “Higjiena është pjesë e biznesit në prostitucion”, theksohet më tej në deklaratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!