×
  • Lajme
  • Botë

    Punonjësit akuzojnë Amazon se i detyron të urinojnë në shishe, kompania përgjigjet

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 18:58

    Punonjësit e Amazon e akuzojnë kompaninë gjigante se i detyron të urinojnë në shishe. Kanë arritur deri aty sa kanë postuar edhe fotot e bidonëve me urinë, përkrah kutive të dërgesave. Disa ish-punonjës e kanë ngritur zërin edhe më shumë ndaj kësaj akuze, ndërkohë që Amazon e mohon.


    Punonjësit akuzojnë Amazon se i detyron të urinojnë në

     

    Ata thonë se është e pamundur që një kompani që i paguan punëtorët 15 dollarë ora, të mos i lejojë të shkojnë në tualet.

    Punonjësit akuzojnë Amazon se i detyron të urinojnë në

    Kurse një prej shoferëve thotë se në fakt nuk thuhet diçka e tillë drejtpërdrejt, por nga presioni i kohës dhe ngarkesa e punës, ata janë të detyruar të urinojnë në bidona apo edhe kuti patatinash. Si të jetë rasti.

    Duhet thënë që Amazon, me pronar Bezos njohu një rritje të madhe prej pandemisë dhe blerjeve më së shumti online, duke shumëfishuar pasurinë e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!