Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje rivalëve të tij të huaj që të mos e “kalojnë vijën e kuqe” me Moskën, gjatë fjalimit vjetor të tij të mërkurën, vetëm pak orë para se të mbaheshin protestat në mbështetje të Alexei Navalnyt, kundërshtarit më të madh të opozitës.
Putin ka deklaruar se disa shtete e “fajësojnë Rusinë” si një “lloj sporti”, megjithatë ai nuk iu është referuar çështjeve që kundërshtohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Vendet perëndimore e kanë paralajmëruar Moskën se është përgjegjëse për shëndetin e Navalnyt, i cili është në burg për disa muaj, si dhe e kanë kërcënuar se do t’i vendosin sanksione nëse përkeqësohet gjendja e tij shëndetësore.
Marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin janë të tensionuara për shkak trupave ushtarak të Rusisë që janë të vendosura me kufirin me Ukrainën.
Putin gjatë fjalimit i ka falënderuar stafin shëndetësor për luftën e tyre me COVID-19, duke ftuar qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit, shkruan Euronews.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.