×
  • Lajme
  • Botë

    Putin merr sot “live” vaksinën kundër koronavirusit

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 12:01

    Madhësia e tekstit:
    Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë sot “live” vaksinën kundër koronavirusit.


    Lajmin e njoftoi vetë ai gjatë ditës së djeshme në një mbledhje me qeverinë, por pa specifikuar se cilën vaksinë do të marrë, kur në vend janë certifikuar për përdorim 3 të tilla.

    Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 6 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit në vend, me mbi 4 milionë qytetarë që i kanë marrë të dyja dozat.

    Ndonëse e ka filluar procesin që në muajin dhjetor me vaksinën vendase, Rusia është shumë mbrapa me vaksinimin e popullatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!