Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u ka thënë miliarderëve rus që të vënë patriotizmin para fitimit, duke u thënë atyre që të investojnë në vend që ta ndihmojnë ekonominë përballë sanksioneve perëndimore.
Ai iu drejtua listës së biznesit të Rusisë për herë të parë qysh kur nisi trupat e tij në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar dhe u shpreh se roli i tyre nuk ishte thjesht të fitonin para por edhe ta mbështesnin shoqërinë, shkruan Reuters, transmeton Reporteri.net
“Një sipërmarrës i përgjegjshëm është një qytetar i vërtetë i Rusisë, i vendit të tij, një qytetar që kupton dhe vepron në interesat e saj. Ai nuk fsheh pasuri në ‘offshore’, por regjistron kompani këtu, në vendin tonë dhe nuk bëhet i varur nga autoritetet e huaja” theksoi presidenti rus.
Ai u shpreh i gatshëm të dëgjonte pikëpamjet e tyre se si të ndërtohej një ekonomi më dinamike që do të çonte në një përmirësim të dukshëm në cilësinë e jetës së njerëzve në të gjithë vendin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.