Presidenti rus Vladimir Putin tha, duke komentuar pushtimin rus në Ukrainë, se “Rusia nuk ka filluar ende asgjë serioze në Ukrainë”, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti.
“Të gjithë duhet ta dinë se, në pjesën më të madhe, ne nuk kemi filluar ende asgjë serioze”, tha Putin në një takim me liderët e grupeve partiake në Dumën e Shtetit, shkruan Al Jazeera, transmeton në shqip Reporteri.net.
“Në të njëjtën kohë, ne nuk i refuzojmë bisedimet e paqes, por ata që nuk i duan duhet ta dinë se do të jetë më e vështirë të arrihet një marrëveshje me ne (në një fazë të mëvonshme)”, shtoi ai.
“Luftë deri në ukrainasin e fundit”
Putin tha se nëse Perëndimi dëshiron të mposhtë Rusinë në fushën e betejës, është “i lirë ta provojë”.
“Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë mund të themi? Lërini të provojnë”, tha ai.
“Ne kemi dëgjuar tashmë shumë se Perëndimi dëshiron të luftojë me ne deri në ukrainasin e fundit. Kjo është një tragjedi për të gjithë popullin ukrainas, por duket se gjithçka po shkon në atë drejtim”, shtoi Putin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.