×
  • Lajme
  • Botë

    Putin: Përshkallëzimi izraelito-palestinez përbën kërcënim për sigurinë e Rusisë

    Reporteri
    14 Maj 2021 | 20:33

    Në takimin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Putin sugjeroi të diskutohet situata në Kuds dhe Rripin e Gazës përpara agjendës së dakorduar.


    Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se përshkallëzimi aktual i situatës midis Izraelit dhe Palestinës përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë.

    Në takimin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Putin sugjeroi të diskutohet situata në Jerusalem dhe Rripin e Gazës përpara agjendës së dakorduar.

    “Unë do të doja t’u kërkoja kolegëve të mi të komentonin mbi situatën aktuale në Lindjen e Mesme, dua të them konfliktin e përshkallëzuar palestinezo-izraelit. Kjo po ndodh në afërsi të kufijve tanë dhe prek drejtpërdrejt interesat tona të sigurisë”, tha ai.

    Situata u tensionua në lagjen Sheikh Jarrah në Jerusalemin Lindor gjatë muajit të kaluar ndërsa izraelitët u futën pas një urdhri gjykate për dëbimin e familjeve palestineze në zonë.

    Kohët e fundit, tensionet u përshkallëzuan më tej, duke u zhvendosur nga Jerusalemi në Gaza pasi grupet palestineze të rezistencës atje u zotuan për hakmarrje ndaj sulmeve izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe Sheik Jarrah nëse nuk ndaleshin.

    Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, veprim ky që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!