×
  • Lajme
  • Botë

    Putin premton mbështetje për Lukashenkon

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 10:52

    Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha se Rusia është pajtuar të ofrojë asistencë të sigurisë në rast të kërcënimeve të jashtme ushtarake.


    Lukashenko po ashtu ka shprehur shqetësimin për ushtrimet ushtarake të NATO-s në Poloni dhe Lituani.

    Bjellorusia po përballet me protesta masive në kundërshtim të zgjedhjeve të 9 gushtit. Mijëra qytetarë u mblodhën pranë televizionit shtetëror të shtunën duke kërkuar mbulim të plotë medial të demonstratave.

    Zemërimi vjen pasi presidenti Lukashenko shpalli fitoren në zgjedhjet e javës së kaluar, rezultati i të cilave është kundërshtuar pas akuzave për manipulim me vota.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave ndërkaq kandidatja opozitare Svetlana Tikhanovskaya 10.12 për qind.

    Edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar se zgjedhjet nuk kanë qenë të lira dhe fer. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!