Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi për një armëpushim treditor në luftën e Ukrainës që përkon me festimet vjetore që shënojnë mposhtjen e Gjermanisë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë Donald Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm në Ukrainë në vend të ndonjë pauze të përkohshme në luftime, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.
“E kuptoj që Vladimir Putin këtë mëngjes ofroi një armëpushim të përkohshëm. Presidenti e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm së pari për të ndaluar vrasjet dhe gjakderdhjen”, tha Leavitt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.