×
  • Lajme
  • Botë

    Putin skuqet nga sikleti, një vajzë në mes të turmës ia shpreh dashurinë: Më merr për grua

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 18:52

    Presidenti rus Vladimir Putin derisa ndodhej mes njerëzve,  në një moment, një grua u nda nga turma për t’ia shprehur dashurinë. 


    “Më merr për grua”, i tha ajo.

    Presidenti buzëqeshi duke thënë se ishte një “propozim i bukur” dhe pyeti për emrin e saj. Julia, u përgjigj ajo, transmeton Reporteri.net.

    Vajza më pas iu afrua Putinit dhe siç i tha më vonë, arriti t’i dhurojë një foto me numrin e saj të telefonit.

    “Unë ia dhashë foton, dhe tani do të shohim se cila do të jetë përgjigjja”, tha vajza në fjalë.

    Julia pranoi se i pëlqente Putini para shumë kohësh, por nuk mund të thoshte cilat ishin shanset e saj për një martesë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!