×
  • Lajme
  • Botë

    Putin tregon se pse s’e ka uruar ende Bidenin për fitoren e zgjedhjeve në SHBA

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 16:17

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin beson se ka probleme në sistemin zgjedhor në SHBA. Ai tha se kjo ishte absolutisht e qartë për të gjithë botën.


    Sipas Putinit, vetëm amerikanët mund ta vlerësojnë legjitimitetin e zgjedhjeve në Amerikë.

    “Ju e shihni, nëse autoritetet janë legjitime ose jo, vetëm amerikanët mund ta vlerësojnë atë” tha Putin në një intervistë për kanalin televiziv Russia-1, transmeton Gazeta Express.

    Putin tha se të metat e sistemit zgjedhor amerikan mohojnë të drejtën e Shteteve të Bashkuara për të akuzuar ndonjë vend tjetër për rregulla të këqija zgjedhore, dhe theksoi se Moska kundërshton ndërhyrjen në punët e brendshme të Amerikës, ndërsa akuzoi se Uashingtoni zyrtar po e bën pikërisht atë.

    “Shikoni zgjedhjet. Ata nuk lejojnë vëzhguesit të afrohen më pak se 7 metra”, tha Putin, duke theksuar përsëri se kjo është çështje e brendshme e SHBA-së.

    Ai shpjegoi se pse nuk e ka uruar ende presidentin e zgjedhur, Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Sipas tij, është e nevojshme të pritet që të gjitha çështjet ligjore dhe procedurat të mbyllen, ndërsa tha se mungesa e një urimi zyrtar pnë këtë kohë për presidentin e ri të SHBA-së nuk do t’i dëmtojë marrëdhëniet me Uashingtonin, transmeton Express.

    “Ne e respektojmë presidentin aktual Donald Trump dhe kandidatin për presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden dhe nuk kemi asnjë problem me këtë”, tha presidenti rus, duke kujtuar se shumë liderë e kishin përgëzuar Hillary Clintonin në zgjedhjet e parafundit në SHBA, por në fund doli se Donald Trump i kishte fituar zgjedhjet.

    “Ne do të bashkëpunojmë me secilin kandidat që e ka fituar besimin e shumicës së popullit amerikan”, tha Putin duke përsëritur se nuk ka qëllime të fshehura të Moskës ose pak a shumë favorizim për njërin ose tjetrin kandidat për Shtëpinë e Bardhë.

    “Ne jemi vetëm duke pritur derisa të përfundojnë zgjedhjet dhe trazirat politike në Amerikë”, përfundoi Putin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!