×
  • Lajme
  • Botë

    Putin zotohet të bëhet “miku i ngushtë” i Kim Jong Un

    Reporteri
    15 Gusht 2022 | 15:16

    Rusia zotohet te zgjerojë, ato që i quan, “marrëdhëniet bilaterale konstruktive” me Korenë e Veriut. Këtë e tha presidenti rus Vladimir Putin në një letër dërguar homologut Kim Jong Un, në ditën e çlirimit të Penianit.

    Siç bën të ditur Agjencia Shtetërore e Lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA, forcimi i lidhjeve do të do të ishte në interes të të dyja vendeve dhe do të ndihmonte në fuqizimin e sigurisë dhe stabilitetit në gadishullin korean dhe në rajonin e Azisë juglindore.

    Nga ana e tij, lideri i shtetit të izoluar komunist, tha se miqësia mes dy kombeve ishte farkëtuar në Luftën e Dytë Botërore me fitoren ndaj Japonisë dhe ishte konsoliduar shekull pas shekulli. Në letrën e tij, diktatori korean shtoi se bashkëpunimi strategjik dhe taktik, mbështetja dhe solidariteti mes dy vendeve kishte arritur në nivele edhe më të larta në frontin e përbashkët për t’iu kundërvënë kërcënimit ushtarak dhe provokimeve, nga ato që i quajti forca armike. Peniani nuk i identifikoi forcat armike me emër por termi është përdorur shpesh nga Koreja e Veriut për t’iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve.

    Bashkimi Sovjetik ishte dikur një aleat i madh i Koresë së Veriut, duke i ofruar bashkëpunim ekonomik, shkëmbime kulturore dhe ndihma. Por marrëdhënia e tyre filloi të krisej që prej shembjes së Perdes së Hekurt, për t’u përmirësuar gradualisht pasi Rusia nisi të bëhej gjithmonë e më e largët me perëndimin në fillim të viteve 2000. Në korrik, Peniani ishte një prej pak vendeve që i njohu zyrtarisht dy republikat e vetëshpallura në lindje të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. /a2cnn/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!