×
  • Lajme
  • Botë

    Putini heq ministrin që i priu fushatës ushtarake në Ukrainë

    Reporteri
    13 Maj 2024 | 16:56

    Presidenti rus, Vladimir Putin ka hequr aleatin e tij të kamotshëm Sergei Shoigu nga posti i ministrit të Mbrojtjes, ka konfirmuar Kremlini, shkruan BBC.

    68-vjeçari ishte në këtë detyrë që prej vitit 2021 dhe do të zëvendësohet nga zëvendëskryeministri Andrei Belousov, ekonomist me pak përvojë ushtarake.

    Shoigu pritet të emërohet sekretar në Këshillin e Sigurimit të Rusisë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Kremlini është arsyetuar se ministria e mbrojtjes duhet të qëndrojë “inovative”.

    Formatimet në Rusi nuk ndodhin shpesh, prandaj ky ndërrim është moment kyç në politikën ruse.

    Mirëpo Putini mbetet personi që në fund i merr të gjitha vendimet. Ishte vendimi i tij që të niste luftën në Ukrainë dhe krejt vendimet e mëdha merren nga ai.

    Emërimi i Belousovit si ministër i mbrojtjes ishte i befasishëm për shumëkë për shkak të përvojës së tij të mëparshme.

    Analistët thonë se Putini është duke bërë përpjekje që ekonominë ruse ta lidh më fort me luftën.

    Vendimi për ta vendosur një ekonomist në krye të ministrisë së Mbrojtjes tregon se Kremlini dëshiron t’ua ndërrojë kahen parave që shpenzon në luftën në Ukrainë. Tek e fundit, Rusisë i duhet efikasitet në forcat e armatosura.

    Kremlini insiston se me ministrin e ri Rusia synon të bëhet më shumë si Bashkimi Sovjetik i viteve ’80, kur një pjesë e madhe e GDP-së shpenzohej për ushtri.

    Si rezultat i kësaj, ishte e rëndësishme që shpenzimet e ushtrisë të përshtateshin më mirë me ekonominë e përgjithshme të Rusisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!