Programi i qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara ia ka ofruar një kontratë me vlerë prej 1.6 miliard dollarësh kompanisë “Novavax” për zbulimin e mundshëm dhe prodhimin e miliona dozave të një vaksine kundër koronavirusit.
“Kjo tregon për besimin që ata kanë në aftësinë e platformës sonë për zhvillimin e një vaksine”, tha në një intervistë për televizionin CNN shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Stanley Erck.
“Novavax” është kompania e katërt që ka marrë fonde nga shteti për të kryer testime klinike të fazës së tretë dhe për prodhimin e një vaksine të mundshme kundër sëmundjes Covid-19, shkruan “CNN”, transmeton Express.
Në maj, qeveria amerikane ia ofroi 1.2 miliard dollarë gjigantit farmaceutik “AstraZeneca” për zhvillimin e një vaksine kundër virusit të ri. Dy kompanitë e tjera që morën fonde janë “Moderna” dhe “Johnson & Johnson”.
Faza e parë e testimit klinik nga kompania “Novavax” në 131 subjekte studimi pritet të përmbyllet në fund të këtij muaji, bëri të ditur shefi ekzekutiv i saj.
Fondet e ndara për kompaninë “Novavax” do t’ia mundësojnë asaj shtimin e prodhimit në rast të miratimit të vaksinës, ndërsa synimi është që të prodhohen 100 milionë doza deri në shkurt të vitit të ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.