Qeveria ka vendosur të ndalojë të gjitha aktivitetet dhe të organizojë ngjarje brenda në të gjitha objektet e hotelierisë. Kjo masë hyn në fuqi më 16 gusht.
“Nga 16 gusht, puna dhe organizimi i çdo lloj ngjarjeje në hapësira të mbyllura në të gjitha objektet hotelierike (dhe kafenetë), përfshirë festimet në restorantet e regjistruara për festa ose llojet e tjera të objekteve të mbyllura janë plotësisht të ndaluara”, njoftojnë nga Qeveria.
Objektet e hotelierisë të regjistruara për festimet deri më 15 gusht do të lejohen të organizojnë ngjarje brenda, por në respekt të masave dhe me 40% të kapaciteteve, ndërsa më pas festimet dhe ngjarjet do të organizohen vetëm jashtë.
Nga 16 gushti 2021, do të obligohet të ketë konfirmim për imunizim, të paktën dozën e parë të vaksinës, me një shërbim të detyrueshëm sigurie për të kontrolluar paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit në hyrje të çdo lloj objekti, përfshirë objektet e hotelierisë, ku ka më shumë më shumë se 30 persona të pranishëm, për çdo ngjarje (festim, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore ose sportive).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.