×
  • Lajme
  • Botë

    QEVERIA GJERMANE DINTE PËR CORONAVIRUSIN QË NGA VITI 2012: Origjina e virusit dhe se kur do të shfaqej ishin të shkruara në një dokument

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 17:00

    Shtatë milionë të vdekur në tre vjet, mungesë e ushqimit dhe një sistem shëndetësor i mbingarkuar që nuk do të jetë në gjendje të trajtojë të gjithë pacientët, dhe shumë do të vdesin si rezultat i kësaj. Kjo thuhet në një dokumet të vitit 2012 i bërë nga një grup ekspertësh gjermanë që i ishte dorëzuar Bundestagut.


    Ky është një skenar nga Analiza e Riskut të Popullsisë për vitin 2012 që shqyrtoi masat dhe pasojat e dy fatkeqësive të mundshme natyrore: përmbytjet dhe pandemitë.

    Një pjesë e analizës, e quajtur “Modi-SARS virus pandemik”, u zhvillua nga Instituti i njohur gjerman Robert Koch në bashkëpunim me agjencitë përkatëse qeveritare, përcjell Reporteri.net.

    Ai eksploron skenarin e shfaqjes së një virusi të ri SARS në Azinë Juglindore, duke kaluar nga kafshët e egra te njerëzit, të shitura në tregjet lokale. Thuhet se, teorikisht, ky virus i ri nga Azia mund të arrinte në Evropë në shkurt, me këtë rast në Gjermani kulmi i epidemisë do të ishte në prill. Pas kësaj, sipas këtij parashikimi, do të duheshin të paktën tre vjet për të dalë nga kriza.

    Kjo është arsyeja pse ky dokument është përdorur në javët e fundit si bazë për teori të ndryshme konspirative. Kështu, në një artikull në Wall Street Online, autori i emisionit të mëngjesit Heiko Schrang pretendon se ekziston një “plan i fshehtë i qeverisë gjermane” në lidhje me koronavirusin e ri që nga viti 2012. E njëjta gjë sugjerohet nga profesori i Afrikës së Jugut Walter Vit. Të dy theksojnë faktin se pandemia e dokumentit është pothuajse identike me gjendjen e saj aktuale.

    Sigurisht, shumë po pyesin veten: A nuk është me të vërtetë një rastësi e çuditshme? A e dinte qeveria gjermane se do të dilte një koronavirus i ri dhe nëse po, çfarë fshihej pas tij?

    Por, jo. Në mënyrë të veçantë, skenarë të tillë krijohen nga ekspertë në bazë të disa mundësive realiste (pandemitë, përmbytjet, thatësirat) për të përgatitur shtetin dhe shoqërinë për një krizë të mundshme. Për më tepër, ky dokument nuk është një “plan sekret” por një raport i disponueshëm për Zyrën Federale të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës nga Fatkeqësitë.

    Kërkimi për këto teori konspirative është nisur gjithashtu nga Portali i Pavarur i Raportimit Hetimor, Korrektues. Kur pyetën në Institutin Robert Koch, ata sqaruan: “Zgjedhja e një virusi të ngjashëm me SARS ishte për shkak, ndër të tjera, për faktin se varianti natyror i virusit në 2003 shumë shpejt solli sisteme të ndryshme shëndetësore në kufi”. Kjo nënkuptonte përhapjen e sëmundjes së rëndë ajrore SARS, nga e cila në vitet 2002/2003 më shumë se 8,000 njerëz u sëmurën në 30 vende dhe rreth 800 vdiqën.

    Edhe pse skenari në Analizën e Riskut përgjithësisht përputhet me situatën aktuale, ka disa huqje. Për shembull, në skenar, ekspertët supozojnë se virusi i ri do të jetë po aq i rrezikshëm për të gjitha grupmoshat, jo vetëm të moshuarit dhe pacientët kronikë, dhe do të fillojë me një shkallë vdekshmërie prej 10 përqind, gjë që për fat të mirë nuk doli e vërtetë.

    Megjithatë, duhet theksuar një fakt, se gjermanët po e përballojnë më së miri këtë krizë, edhe pse numri i prekurve është shumë i madh edhe atje. Në Gjermani, bënë përshtypje numri i vogël i vdekjeve, krahasuar me Italinë, Spanjën e Francën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!