Vaksina e parë ruse kundër koronavirusit, e bërë nga ekspertë ushtarakë dhe shkencëtarë të Institutit Kombëtar të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë së Gamaleja, është gati.
Kjo është thënë nga Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Ruslan Tsalikov, shkruajnë mediat e Rusisë, transmeton Reporteri.
Ai tha se specialistë dhe shkencëtarë nga Qendra Kombëtare e Kërkimit kryen kontrollet dhe testet e fundit.
Sipas tij të gjithë marrësit vullnetarë të vaksinës së re kanë rezultuar me një përgjigje imune ndaj koronavirusit dhe po ndihen mirë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.