Qindra shkencëtarë pretendojnë se ka prova që grimca të vogla të Coronavirusit në ajër mund të infektojnë njerëzit dhe i bëjnë thirrje OBSH të rishikojë rekomandimet.
Pozicioni i OBSH-së është se virusi përhapet kryesisht nga një person në tjetrin përmes spërklave të vogla nga hunda ose goja, të cilat lëshohen kur një person kollitet, teshtit ose flet.
Në një letër të hapur për agjencinë, të cilën shkencëtarët planifikojnë ta botojnë në një revistë shkencore javën e ardhshme, 239 shkencëtarë nga 32 vende paraqitën prova që tregojnë se grimcat më të vogla mund të infektojnë njerëzit, raporton Reuters, transmeton Reporteri.
Pavarësisht nëse ajo bartet nga pikat e mëdha që mbesin në ajër pas teshtitjes, ose pikëza shumë më të vogla kur, virusi korona transmetohet përmes ajrit dhe mund të infektojë njerëzit, thanë shkencëtarët.
Sidoqoftë, agjensia shëndetësore tha se provat që virusi transmetohet nga ajri nuk janë bindëse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.