Qipro do të mbulojë shpenzimet për cilindo turist që rezulton pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve në vend.
Qeveria qipriote thotë se do të mbulojë akomodimin, ushqimin, pijet dhe ilaçet për pacientët Covid-19 dhe familjet e tyre.
Pacientët do të duhet të paguajnë vetëm për udhëtimin me taksi në aeroport dhe fluturimin në shtëpi.
Një spital me 100 shtretër do të kujdeset ekskluzivisht për udhëtarët e huaj, të cilët do të testojnë pozitivë.
Rreth 112 njësi të kujdesit intensiv të pajisura me 200 ventilator do të rezervohen për pacientë me sëmundje kritike, transmeton Tch.
Një “hotel karantinë” me 500 dhoma do të presë familjarët e pacientëve dhe kontakte të tjera të ngushta.
Premtimi erdhi në një letër me pesë faqe, të dërguar për qeveritë, linjat ajrore dhe operatorët turistikë, ku përshkruhen protokollet e rrepta të shëndetit dhe higjienës që Qiproja po miraton për të tërhequr vizitorët në vendin që varet nga turizmi.
Turizmi përfshin 13% të ekonomisë së Qipros. Vendi pret të humbasi 2.6 miliardë euro të ardhura nga turizmi këtë vit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.