×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Qytetari e dëbon nga oborri i tij kryeministrin e Australisë

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 10:03

    Kryeministri i Australisë, Scott Morrison është vënë në siklet për shkak të një ngjarjeje të papritur.


    Gjatë një konference për përfaqësuesit e mediave në periferinë e Gugong në New South Wales të Australisë, Morrison foli për rinovimin e amviserive dhe se si qeveria mund të ndihmojë qytetarët në këtë drejtim.

    Në një moment, pronari i pronës në të cilën po mbante fjalimin Morrison, u tha të pranishmëve që të largoheshin nga zona e barit.

    “A mund të zbrisni nga bari im? Sapo e kam rregulluar”, tha ai, duke ndërprerë mbledhjen.

    Duke parë kryeministrin, ai shtoi: “Më vjen keq, vëlla”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!