Fotografitë e Pekinit përshkruajnë tregojnë skenën joreale të rrugëve pa njerëz dhe automjete, gjë që është e rrallë në Kinë.


Për shkak të shfaqjes së koronavirusit, festa e Vitit të Ri Lunar u anulua në Pekin, Hong Kong, Shanghai dhe shumë qytete të tjera, transmeton Reporteri.net.

Kina po përballet me virusin vdekjeprurës, ‘koronavirus’, nga i cili në të gjithë botën janë prekur 1280 persona.

Reklamë

Qyteti i Wuhan, strehë e virusit të ri, po ndërton me shpejtësi një spital me 1.000 shtretër për të trajtuar pacientë të infektuar nga virusi vdekjeprurës nga i cili humbën jetën 26 persona dhe mijëra të tjerë janë infektuar.

Transporti publik është pezulluar në 10 qytete në provincën Hubei, e cila ka një popullsi prej 60 milionë banorë.

Wuhan, një qytet me 10 milion njerëz nga origjina e virusit, dhe Huangang fqinj me shtatë milion, janë në izolim total.

Stacionet e trenave janë mbyllur, fluturimet u pezulluan dhe pikat e kontrollit u vendosën në rrugët kryesore brenda dhe jashtë qytetit. /Reporteri.net

Reklamë