Përveç që e mban titullin e qytetit më verior në botë, qyteti norvegjez Longyearbyen është i veçantë edhe për faktin se aty askush nuk ka vdekur tash e 69 vite, sepse në të vdekja, ashtu siç edhe lindja është e ndaluar me ligj.
Madje edhe nëse e keni kaluar tërë jetën në të, nëse ndodh që të sëmureni nga ndonjë sëmundje më serioze, do të duhet të dilni nga ishulli dhe të gjeni vdekjen diku tjetër, shkruan IFL Science, transmeton Reporteri.net.
Nëse, megjithatë vdekja vjen papritur, trupi juaj do të dërgohet me urgjencë dhe nuk do të varroseni në ishull.
"You can't be born in Longyearbyen," says Hella. "When a woman has three weeks left of her pregnancy, she must go back to the mainland to have her baby." I ask Hella what happens if a baby is born prematurely. "Paperwork," is her deadpan answer. https://t.co/2XRaaSvLox
— Marko Schulz | @datenreisender@norden.social (@datenreisender) August 14, 2019
Një ligj i ngjashëm vlen edhe për lindjen e fëmijëve: kur një grua shtatzënë i afrohet fazës së lindjes, ajo duhet të largohet nga ishulli për të lindur.
Sa për ligjin me të vërtetë të çuditshëm të vdekjes, ekziston një arsye shumë e rëndësishme: mbrojtja e banorëve të tjerë. Më 1950 u zbulua se trupat e varrosur në një varrezë të qytetit nuk dekompozohen sepse toka është ngrirë përgjithmonë, kështu që viruset në kufoma mund të mbijetojnë dhe ekziston rreziku i infektimit.
Diçka e ngjashme ndodhi në Siberinë veriore, ku ndodhi epidemia e antraksit më 2016. Me këtë rast, shkaku i infeksionit ishin trupat e kafshëve të egra që ishin në tokë të ngrirë, të cilat, kur temperatura u ngrit me shpejtësi, u tretën. Si pasojë një person vdiq dhe 90 të tjerë përfunduan në spital.
Vendbanimi kishte një popullsi prej 2.144 në regjistrimin e vitit 2015, dhe në ishull mbizotëron një klimë Arktike me temperaturat e verës që shkojnë nga tre deri në shtatë gradë dhe temperaturat e dimrit që bien deri në -13 gradë Celsius.
Nata polare zgjat 111 ditë (errësira e plotë mbretëron nga fundi i tetorit deri në mars). /Reporteri.net