Skagway, pjesë e Alaskës së SHBA-ve, sythat e bredhave kanë një rol të madh në ekonominë lokale. Kjo, pasi që vendasit dhe vizitorët i shesin ato në këmbim të parave dhe mallrave.
Sythat e gjetheve të këtyre pemëve janë element i rëndësishëm në prodhimin e vajrave estetikë dhe mjekësor, transmeton lajmi.net.
Marrëveshjet në Alaska për sythat e bredhave filluan me fisin Tlingit, i cili tregoi se ato ishin shumë të pasura me vitaminën C dhe se mund të përdoreshin më së miri në çaj shumë kohë para ardhjes së eksploruesve britanikë.
Por kapiteni James Cook, i cili vizitoi Alaskën në fund të viteve 1770, zbuloi një veti të shkëlqyeshme të kësaj bime e cila ndihmonte në parandalimin e skorbutit midis marinarëve të tij.
Vetëm 400 gram prej këtyre sythave të bredhit kushtojnë 5 dollarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.