×
  • Lajme
  • Botë

    Radikalët e Sheshelit rrahin aktivistët e të drejtave të njeriut në përkujtimin e Srebrenicës

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 20:54

    Në ndërtesën publike komunale, para fillimit të promovimit të librit të ri të fashistit serb, kryetar i partisë radikale serbe, Vojislav Seselj, të titulluar paturpësisht “Në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid”, ndodhi një incident kur ai urdhëroi rrahjen e aktivistëve të Fondit për të Drejtën Humanitare, aty gjendej edhe ish drejtorja e organizatës Natasa Kandic.


    Aktivistët e Fondit për të Drejtat Humanitare dëshironin që të shpërndanin dosjen e tyre për krimet ndaj kroatëve në Vojvodinë kur Seselj kërkoi nga sigurimi që t’i largoj nga ndërtesa.

    Mes protestueseve ishte edhe ish drejtorja e kësaj organizate Natasa Kandic, të cilën sigurimi po ashtu e largoi nga korridori i ndërtesës së komunës Stari Grad.

    Organizata e postoi në llogarinë e tyre në twitter ku shihet e dëgjohet se Seselj kërkon që aktivistët të largohen nga ndërtesa.

    Promovimi i këtij libri të Seselj filloi diçka pas orës 18:00 do të flasë para publikut edhe vetë autori Vojislav Seselj. /gazetametro/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!