Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Greqi në kuadër të një vizite pune, ndërkohë ai do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit.
Në lidhje me vizitën, në rrjetet sociale Rama ka shkruar se diskutimet do të fokusohen në çështjet që lidhen me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Në Athinë për një drekë pune me kryeministrin Mitsotakis për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër COVID-19, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit tonë”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se mes dy vendeve është ende e hapur çështja e kufizimit të zonave detare, pasi negociatat e disa viteve më parë nuk prodhuan marrëveshje.
Shqipëria konfirmoi në tetor të vitit të kaluar se është dakorduar me Greqinë që t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.