×
  • Lajme
  • Botë

    Rama me atlete të bardha në Samitin e NATO-s, momenti kur Macron e shikon dhe ia aprovon kombinimin

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 10:10

    Kryeministri shqiptar Edi Rama po merr pjesë në Samitin e NATO-s të që po mbahet në Washington që nga e marta.

    Në fotografinë familjare që kanë bërë liderët e vendeve të Aleancës, Rama shkoi me atlete të bardha.

    Kjo i bëri përshtypje presidentit francez Emmanuel Macron, i cili e përcolli me vëmendje ecjen e tij. Më pas ai ia aprovoi stilin jo të zakonshëm të Ramës për ngjarje të tilla.

    32 anëtarët e NATO-s u takuan në Washington për shënimin e 75 vjetorit të Aleancës. Samiti po mbahet në datat 9-11 korrik.

    Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në prill të vitit 2009

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!