×
  • Lajme
  • Botë

    Raportimet për vdekjen e Prigozhin, Presidenti Biden: S’ka shumë gjëra në Rusi pas të cilave nuk fshihet Putini

    Reporteri
    23 Gusht 2023 | 22:21

    Pas lajmit për vdekjen e kryesuesit të organizatës së mercenarëve rusë, Wagner, Yevgeny Prigozhin, kanë reaguar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ishte Presidenti Joe Biden, i cili para gazetarëve u përgjigj shkurtimisht lidhur me këto raportime. Biden tha se nuk është i befasuar vdekja e Prigozhin, dhe se beson që Putini fshihet pas kësaj,

    “Unë nuk jam i befasuar. Nuk ka shumë gjëra që po ndodhin në Rusi që Putini nuk është pas. Por unë nuk di shumë për këtë”, tha ai.

    Në bazë të raportimeve, Prigozhin ka vdekur pasi avioni me të cilin po fluturonte, bashkë me nëntë të tjerë, është rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Rusisë, në rajonin Tver në veri të Moskës. /Reporteri.net/.

    Kush është Yevgeny Prigozhin, drejtuesi i Wagner që gjeti vdekjen gjatë përplasjes së avionit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!