×
  • Lajme
  • Botë

    Raportohet për 2 të vrarë në Vjenë, një polic i plagosur

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 21:55

    Një sulm ka ndodhur të hënën mbrëma në qendër të Vjenës.


    Mediat e huaja raportojnë se janë vrarë dy persona, kurse një polic që ka qenë në vendin e ngjarjes ka pësuar lëndime të rënda dhe është në rrezik për jetën.

    Ministria e Brendshme e Austrisë, duke folur për agjencinë austriake të lajmeve APA është shprehur behet fjalë për një sulm terrorist ose sulm “amok”, transmeton albinfo.ch.

    Njëri nga kryesit e sulmit thuhet se ka vdekur, ndërsa një tjetër mund të jetë në arrati.

    “Ne jemi me të gjitha forcat e mundshme në veprim” ka shkruar policia në Twitter. “Ju lutemi shmangni të gjitha vendet publike në zonën e qytetit” thuhet në njoftimin e bërë nga ajo. Shumë njerëz janë larguan me panik nga zona e rrezikut.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!