×
  • Lajme
  • Botë

    Raportohet se është vrarë kritiku i ashpër i islamit që dogji Kuranin në një sërë protestash

    Reporteri
    30 Janar 2025 | 10:25

    Salwan Momika, njeriu që dogji një kopje të Kuranit në vitin 2023, duke shkaktuar protesta të dhunshme në disa vende islamike, raportohet se ka vdekur.

    Një gjykatë e Stokholmit do të vendoste të enjten nëse Salwan Momika, një irakian i krishterë që dogji Kuranin në një mori protestash, ishte fajtor për nxitje të urrejtjes etnike.

    Vendimi u shty deri më 3 shkurt, siç u tha  “për shkak se Salwan Momika ka vdekur, nevojitet më shumë kohë”.

    Policia tha në një deklaratë se ata ishin njoftuar për  të shtëna në qytetin e Sodertalje, ku jetonte Momika.

    Të shtënat ndodhën në ambiente të mbyllura dhe kur policia mbërriti gjeti një burrë i cili ishte “goditur nga të shtënat dhe i njëjti u dërgua në spital”, thuhet në deklaratë.

    Në një përditësim të mëvonshëm, policia tha se burri kishte vdekur dhe një hetim për vrasje ishte hapur.

    Disa media e identifikuan të ndjerin si Momika dhe raportuan se të shtënat mund të jenë transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

    Në gusht, Momika, së bashku me bashkëprotestuesin Salwan Najem, u akuzuan për “agjitacion kundër një grupi etnik” në katër raste në verën e vitit 2023.

    Sipas akatakuzës, dyshja përdhosën Kuranin, duke përfshirë djegien e tij, ndërsa bënë komente nënçmuese për myslimanët — në një rast jashtë një xhamie në Stokholm. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!