×
  • Lajme
  • Botë

    Raportuan në vazhdimësi për protestat në Bjellorusi, dy gazetaret dënohen me dy vjet burg

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 14:05

    Një gjykatë në Bjellorusi dënoi të enjten dy gazetarë – me dy vjet burg – me akuzat e orkestrimit të demonstratave kundër presidentit Alexander Lukashenko.


    Sipas mediave të huaja, Katsiaryna Andreyeva dhe Daria Chultsova nga TV Belsat i Polonisë u arrestuan në nëntor në një apartament në Minsk.

    Ato po transmetonin në vazhdimësi protestat që po zhvilloheshin në mbështetje të një demonstruesi i cili u vra disa ditë më parë.

    Andreyeva i tha gjykatës përpara vendimit se do të punojë për të ndërtuar “një Bjellorusi që nuk do të ketë shtypje politike” ndërkohë që një avokat i tyre ka thënë se do të apelojnë vendimin.

    Ndryshe, në Bjellorusi ka pasur demonstrata masive, pas zgjedhjeve të diskutueshme të gushtit që kundërshtarët e Lukashenkos thanë se ishin manipuluar për t’i dhënë atij një tjetër mandat.

    Por Lukashenko ka mohuar që zgjedhjet të ishin të manipuluara.

    Ndërkohë një “goditje” e mëvonshme e protestave ka çuar në arrestime të mijëra njerëzve dhe ka shtyrë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian të vendosin sanksione kundër zyrtarëve në Bjellorusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!