Një foto skandaloze, e një pacienteje të të infektuar me Covid-19 është shpërndarë në rrjetet sociale.
Pacientja shihet e fotografuar vetëm në të brendshme derisa fotografia e cila është bërë në një spital të përkohshëm për Covid-19 në Beograd është shkrepur pa dijeninë e saj, transmeton Reporteri.
Anastasia M. u fotografua me të brendshme në momentin kur po ndërrohej në një dhomë në spitalin e përkohshëm për Covid në Arena të Beogradit, ndërsa ilaçet dhe infuzioni mund të shihen pranë saj.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesiq i cili në një deklaratë konfirmoi se fotografia ishte bërë në spitalin Arena dhe kërkoi një hetim urgjent për kërcënimin skandaloz të privatësisë dhe dëmtimit të integritetit personal. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.