×
  • Lajme
  • Botë

    Reagimet ndërkombëtare për atentatin ndaj Ficos

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 16:24

    Menjëherë pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico kanë reaguar liderët e shteteve evropiane.

    Presidentja e Komisionit Evropian Urula von der Leyen ka dënuar atë që ajo e ka cilësuar “sulm të keq” ndaj Ficos.

    Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu ka deklaruar se është i tronditur nga lajmi për atentatin. Ai ka thënë se të dyshuarit duhet të mbahen përgjegjës.

    Ndërkaq, kryeministri çek Petr Fiala ka deklaruar se i dëshiron shërim të shpejtë Ficos.

    Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se është “shumë i tronditur nga sulmi tinëzar kundër mikut tim, kryeministrit Robert Fico”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!