×
  • Lajme
  • Botë

    Reagimi i çuditshëm i Kryeministrit britanik kur Erdogani i shkon të ulësja dhe e prek në krah

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 14:08

    Një moment interesant është kapur mes Presidentit të Turqisë, Recep Tayp Erdogan dhe Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, gjatë Samitit të NATO’s që po mbahet në Madrid të Spanjës.

    Erdogan shihet derisa shkon te ulësja e Johnsonit dhe ia vendos dorën në krah. Në atë moment, kryeministri britanik kthehet si me habi dhe pasi e sheh Erdoganin ngritet menjëherë në këmbë, ia hjek dorën nga krahu dhe pastaj shtrëngon duart me të.

    Vëmendje mori edhe veprimi i djeshëm i Johnsonit, i cili iu drejtuar Erdoganit në turqisht, duke i thënë “çok guzel”, që në shqip i bie “shumë bukur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!