Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka shprehur mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën.
Kallas ka thënë se Ukraina është Evropë.
“Ukraina është Evropë! Ne qëndrojmë pranë Ukrainës. Ne do të shtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën në mënyrë që ata të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit. Sot u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri. Na takon neve, evropianëve, ta përballojmë këtë sfidë.”, ka shkruar ajo.
Ukraine is Europe!
We stand by Ukraine.We will step up our support to Ukraine so that they can continue to fight back the agressor.
Today, it became clear that the free world needs a new leader. It’s up to us, Europeans, to take this challenge.
— Kaja Kallas (@kajakallas) February 28, 2025
Këto deklarata vijnë pas një përplasjeje të ashpër midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë takimit, Trump akuzoi Zelenskyn për mosmirënjohje dhe kërkoi që Ukraina të bënte lëshime ndaj Rusisë për të arritur paqen, ndërsa Zelensky refuzoi, duke përmendur krimet e luftës të kryera nga Rusia dhe duke theksuar se kompromisi ishte i pamundur.
Si rezultat, konferenca e planifikuar për shtyp u anulua dhe marrëveshja e propozuar për mineralet e rralla midis SHBA-së dhe Ukrainës nuk u nënshkrua.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.