Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker në takimet (26.07) me autoritetet më të larta drejtuese në Shkup theksoi, se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur, ku vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet përmbylljes së reformave të filluara, duke vënë theksin në miratimin e ligjit të Prokurorisë Publike, me të cilin pritet të përcaktohet dhe statusi i Prokurorisë Speciale.
“Duhet t’i tregohet opinionit se sundimi i së drejtës është kyç për vendin dhe askush nuk është mbi ligjin”, ka theksuar Reeker.
Reeker ka porositur opozitën maqedonase konkretisht VMRO-DPMNE-në që të marrë përgjegjësitë e veta ashtu siç ndodh në vendet e zhvilluara demokratike, duke qenë pjesë aktive në procesin e reformave.
Në demokracitë e mirëfillta, roli i opozitës është kyç, por opozita duhet të jetë konstruktive. Ka mbaruar koha e lojërave politike, tani është koha që gjërat të lëvizin për të mirën e vendit, ka thënë Reeker.
“Ligji për Prokurorinë Publike patjetër duhet të lëvizë, ndërkaq miratimi i tij tani do të nënkuptojë që ai nuk do të jetë më në pikëpyetje dhe se ndërkohë BE-ja mund t’i fillojë bisedimet në vjeshtë”, është shprehur Reeker.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.