×
  • Lajme
  • Botë

    Refuzoi rritjen e buxhetit për mbrojtje, Trump “kërcënon” Spanjën: Do t’i bëjmë të paguajnë dyfish

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 17:07

    Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar Spanjën për refuzimin e saj që të rrisë buxhetin për mbrojtje sipas objektivit të vendos nga NATO në 5%.

    Duke folur nga samiti në Hgë, Trump ka thënë se qëndrimi i Madridit është “i pafalshëm” dhe “i padrejtë”, ndërsa ka paralajmëruar pasoja për të.

    Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një gazetar spanjoll, Trump i tha:

    “Ju jeni i vetmi vend që nuk po paguani. Nuk e di cili është problemi. Mendoj se është shumë keq. Ne do ta kompensojmë. Po negociojmë një marrëveshje tregtare me Spanjën. Do t’i bëjmë të paguajnë dyfish. Dhe e kam seriozisht,” u shpreh Trump. Ai më tej i është drejtuar gazetarit, duke i thënë: Duhet t’u thuash të kthehen dhe të paguajnë. Ti je gazetar – thuaju të kthehen, duhet të bashkohen me të gjitha ato vende që po paguajnë 5%.”

    Trump ka përsëritur se Spanja do të përfitojë pa kontribuar, por, do të pagujnë përmes tregtisë.

    “Nuk do të lejojë të ndodhë, është e padrejtë”.

    Kujtojmë se Spanja është i vetmi vend anëtar që ka refuzuar të angazhohet në rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 5% të PBB-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!