×
  • Lajme
  • Botë

    Refuzoi të vendoste maskë mbrojtëse, i riu qëllon me kallashnikov policinë në SHBA

    Reporteri
    04 Gusht 2020 | 21:59

    Një 35-vjeçar në SHBA nuk i ka duruar dot këshillat e dhëna për maskën mbrojtëse, kështu që ka marrë një AK-47 në dorë dhe me të ka qëlluar drejt policisë.


    Raportohet se punonjësi i një dyqani cigaresh, i ka thënë Adam Zaborowski se duhet të ketë me vete maskë që të hyjë në godinë. Por burri ka refuzuar, ka dalë nga dyqani pa paguar paketën e cigares dhe ka nisur të qëlloj në ajër me armë.

    Ndërkohë një ditë pas incidentit, Zaborowski dyshohet se ka qëlluar me AK-47 kundër shtatë oficerëve të policisë, të cilët kishin rrethuar shtëpinë e tij për ta arrestuar. Efektivët kishin një urdhër për arrestimin e 35-vjeçarit, pasi ai akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë, raporton TCh.

    Sipas raportimeve policët kanë arritur ta neutralizojnë burrin duke e qëlluar dy herë, por pa i marrë jetën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!