Një grua ka vdekur në Kremona të Italisë, dhe mediat italiane raportojnë se është viktima e tretë në Itali.
Koronavirusi po alarmon gjithnjë e më shumë vendin fqinj.
Deri tani raportohen 138 raste, 26 prej të cilëve janën nën kujdes intensiv.
Në Milano shkollat janë mbyllur, ndërsa në Venecia nuk do të zhvillohen Karnavalet e famshme.
Emergjenca e koronavirusit vazhdon në katër rajone (Lombardia, Veneto, Piemonte dhe Friuli VG), ku ka shkolla të mbyllura, aktivitete në universitete të pezulluara. Skenari po zhvillohet, aq shumë sa që nëse situata do të “degjenerohej”, mund të ndërmerren masa të cilat o mornënë në Ëuhan të Kinës,- tha presidenti i Lombardisë Attilio Fontana.
“Ka një tjetër të vdekur në Lombardi, në Kremona. Ishte një grua që ishte shtruar në spital në onkologji me një situatë shumë të kompromentuar dhe gjithashtu e prekur nga koronavirus”, tha zyrtari i Lombardisë, Giulio Gallera.
Dje humbën jetën një grua dhe një burrë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.