Lara Trump, bashkëshortja e djalit të dytë (Erik) të ish-presidentit amerikan Donald Trump po konsideron kandidimin për Senatore në shtetin e saj të Karolinës së Veriut. Informacioni ka dalë nga vetë zyra e ish-presidentit që kërkon të sfidojë Senatorin Republikan të këtij shteti Richard Burr, për shkak se ai iu bashkua demokratëve dhe votoi për dënimin e Trump në procesin gjyqësor në Senat.
Lara Trump është gazetare në profesion dhe ka shërbyer si zëdhënëse informale e shtypit të Donald Trump që pas largimit të këtij të fundit nga Shtëpia e Bardhë.
Një kandidim i mundshëm i saj mund të jetë katastrofik për Burr, pasi paçka eventeve të 6 Janarit, sondazhet e matjes së opinionit publik tregojnë se Trump ende gëzon një mbështetje prej 94% në bazën republikane, e cila voton çdo kandidat nëpërmjet procesit të primareve.
Një sondazh paraprak i zhvilluar në rrjetet sociale tregon se mbi 80% e anëtarëve të partisë Republikane në Karolinën e Veriut kërkojnë largimin e Burr pas “tradhtisë” kundër Trump.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.