×
  • Lajme
  • Botë

    Rekord infektimesh brenda 24 orësh në botë

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 10:05

    Numri i rasteve të reja me koronavirus është rritur për gati 260.000 brenda 24 orësh – rritja kjo më e madhe që kur nisi pandemia, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.


    Sipas OBSH-së, është kjo hera e parë që numri i rasteve të reja brenda një dite e ka kaluar çerek-milionëshin, shkruan BBC.

    Më së shumti të infektuar janë shënuar në SHBA, Brazil, Indi dhe Afrikë të Jugut.

    Numri i të vdekurve nga koronavirusi po ashtu është ngritur për 7.360 – rritja më e madhe brenda një dite që nga 10 maji. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!