Katër javë në një bllokim mbarëkombëtar, shumë pak italianë tash po këndojnë nga ballkonet e tyre ose po bëjnë zhurmë me tenxhere dhe tiganë në shenjë solidariteti.
Përkundrazi, flamujt u ulën në gjysmë-shtizë këtë javë për afro 15,000 viktima të coronavirusit, përfshirë mjekë, infermierë dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor, të cilët kanë humbur jetën që nga 23 shkurti, shkruan CNN transmeton Reporteri.
Bllokimi, i cili fillimisht ishte planifikuar të përfundonte të premten, 3 Prill, tani është shtyrë deri pas pashkëve, dhe italianët nga veriu në jug po i afrohen një pike-thyerje, pasi masat e ashpra kanë filluar të tregojnë shenja të ndalimit të përhapjes së Covid- 19.
Provincat e pasura të veriut të Italisë kanë marrë kryesimin sa i përket shpërthimit të coronavirusit, me më shumë se 75% të rasteve të përgjithshme, si dhe vdekjeve në nivel vendi
Më shumë se 10,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në provincat veriore janë infektuar nga virusi, sipas Federatës Italiane të Doktorëve, pasi mungesa e mjeteve të duhura mbrojtëse bëri që infeksioni të hyjë brenda ambienteve të kujdesit shëndetësor dhe u bë një kontribues në përhapjen e shfrenuar, shkruan CNN.
Disa nga strukturat më të mira shëndetësore në të gjithë Evropën janë në veri të Italisë, por ato janë gati të shkatërroheshin me numrin e madh të pacientëve Covid-19 që kanë nevojë për kujdes urgjent.
Ekonomia e Zezë
Sikur të fillonte infeksioni në rajonet më të varfra të jugut, të cilat nuk kanë të njëjtën infrastrukturë të fortë, askush nuk e diskuton se kriza do të ishte edhe më e keqe. Por, rajonet jugore po përpiqen gjithashtu. E ashtuquajtura “mezzogiorno” është ajo ku kanë bazën grupet e krimit të organizuar dhe ku papunësia qëndron rreth 20% për të rriturit dhe deri në 50% për ata nën 24 vjeç, sipas shifrave të Institutit Kombëtar të Statistikave Italiane ( ISTAT).
Me një pjesë të madhe të popullsisë jugore që punojnë në të ashtuquajturën “ekonomi e zezë”, jashtë të dhënave zyrtare, një segment i tërë njerëzish humbën vendet e punës për të cilat ata nuk mund as të kërkojnë ligjërisht nga shteti përfitime për shkak të papunësisë.
Atyre që kanë punë të ligjshme u është dhënë një mundesi për të kërkuar pezullimin e disa faturave, por punëtorët e ekonomisë së zezë – prej të cilëve ka rreth 3.7 milion, sipas ISTAT – nuk kanë një mundësi për lehtësim të tillë.
Përveç punonjësve të pa dokumentuar, vullnetarët e kuzhinës që ofron supë në Romë, Palermo, Napoli dhe Bari i thonë CNN se po shohin “kriminelë të vegjël”- nga hajdutët e makinave deri tek hajdutët e maceve, duke u bashkuar edhe me punonjësit e seksit dhe po hyjnë në radhë për ushqim, në pamundësi për të përballuar një vakt të përditshëm. Ky segment i shoqërisë, për të cilin nuk ka kontabilitet publik, janë më të dëshpëruarit.
Pothuajse çdo dyqan ushqimesh në Itali tani ka një karrocë në pjesën e përparme, ku njerëzit që ende mund të përballojnë blerjen e sendeve ushqimore inkurajohen të dhurojnë sende për ata që nuk munden të blejnë, shkruan CNN, transmeton Reporteri.
Në blloqet e apartamenteve në të gjithë vendin, nga fqinjët dhe oficerët e policisë ka vendosje të vazhdueshme të paketave të kujdesit para dyerve të njerëzve që kanë humbur punën e tyre.
Javën e kaluar një zyrtar i zbatimit të ligjit në Palermo dhuroi gjithë pagën e tij mujore, rreth 2.100 dollarë, për të blerë sende ushqimore për të gjithë që nuk kishin mundësi të blinin në dyqane ushqimesh, konfirmoi policia e Palermo për CNN.
Por, përveç gjithë dhembshurinë e përzemërsinë që ky virus e ka frymëzuar, ka të paktën po aq shenja shqetësuese që, ndërsa pandemia ulet, më e keqja mund të ndodhë akoma.
Policia në provincën jugore të Puglia thotë se një kamion për shpërndarjen e ushqimit ishte rrëmbyer në autostradën kryesore pranë qytetit të Barit javën e kaluar, konfirmoi policia e Barit për CNN.
Shoferi ishte i padëmtuar, por kur u gjet kamioni, çdo send ishte zhdukur. Shumë dyqane ushqimore tani kanë roje sigurie përpara, sidomos kur mallrat e reja shkarkohen, dhe kjo ndodhë për t’i ndaluar njerëzit të vrapojnë për të rrëmbyer furnizimet themelore, si kutitë e makaronave dhe kanaçe me domate.
Disa ditë pas rrëmbimit në Puglia, policia u thirr sërish pasi 20 vetë mbushën karrocat e tyre në një supermarket, “Lidl” në Palermo, në ishullin e Siçilisë dhe nuk pranuan të paguanin. Koloneli Michele Monti iu përgjigj thirrjes dhe i tha CNN se derisa e shikonte atë si një “incident të izoluar”, mesazhi ishte i qartë.
“Nëse kjo situatë vazhdon pa ndihmën e qeverisë, ne nuk do të jemi në gjendje t’i ushqejmë fëmijët tanë,” tha ai. “Ishte një mesazh që ata donin të dëgjoheshin e kuptoheshin”.
Incidenti përfundoi paqësisht.
“Nuk ishte i dhunshëm dhe 20 njerëzit që mbushën karrocat e tyre dhe thanë që nuk donin të paguanin, pasi që ne ndërhymë ata me qetësi u larguan pa ushqim,” i tha Monti CNN.
“Pas kësaj ne këtu në Palermo gjithashtu u aktivizuam. Ne e dinim se shumë njerëz, në dinjitetin e tyre, nuk do të kishin kërkuar ndihmë, por kishin nevojë. Ne e dimë se shumë nga kjo nevojë po fshihej, kështu që ishte nismë e jona për të mbështetur të gjithë “.
Ata kanë përgatitur pako të kujdesit, kanë lënë ushqim afër dyerve dhe janë siguruar që njerëzit me rrezik të lartë shëndeti kanë ilaçet që u nevojiten, kështu që nuk do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando i tha CNN se ai ka bërë kërkesë tek qeveria në Romë për të siguruar “një social” për qytetarët e lënë pa ndihmën që u duhet. Komuna tani liston vendet ku njerëzit që kanë nevojë për furnizime themelore dhe ushqim, mund të shkojnë për ndihmë, dhe disa kompani përgatisin pako kujdesi, në vend të dhënies së mjeteve monetare, për t’u siguruar që njerëzit po blejnë ushqim.
Mafia krahëhapur
Orlando është i shqetësuar se qeveria e tij lokale nuk do të ketë mjete për të siguruar një shumë më të madhe të ndihmave për nevojtarët. Ai dhe të tjerët paralajmërojnë se grupet e krimit të organizuar janë duke pritur “krahëhapur” të shfrytëzojnë situatën, duke ofruar ndihmë në këmbim të rekrutëve të rinj, si “ushtarë” kur kriza të ketë mbaruar.
Ai tregon se një numër grupesh private në Facebook, përfshirë atë të quajtur Revolucioni Kombëtar, janë tani duke bërë thirrje për protesta masive në rrugë dhe krijimin e listës në lidhje me dyqanet që mund të sulmohen lehtë.
“Mafia së shpejti do ta ndezë këtë zjarr,” i tha ai CNN. “Ne duhet ta shuajmë atë përpara se të na çojë në dhunë.”
Në një postim të fundit nga grupi i Revolucionit Kombëtar, profile anonimë u bëjnë thirrje të gjithëve që të mblidhen në rrugët e Palermos për të protestuar me arsyetimin se qiratë, hipotekat dhe faturat e tjera të shërbimeve nuk janë pezulluar për ata që punojnë në ekonominë e zezë, dhe që nuk mund t’i dëshmojnë ato vende pune.
Prokurori antimafia, Federico De Raho i tha CNN se shqetësimi është rreth shpërthimit të trazirave sociale.
“Kamorra, ‘Ndrangheta dhe Mafia janë të gjitha atje për të ofruar shërbime për ata që vuajnë, duke u dhënë atyre atë që u nevojitet në mënyrë që ta paguajnë më vonë, natyrisht me kamatë” tha ai. “Ne e kemi parë këtë në situata të tjera emergjente; këto grupe kriminale janë atje për të shfrytëzuar situatën. Nuk do të jetë më ndryshe”.
De Raho gjithashtu thotë se këto grupe po promovojnë dhunën kundër autoriteteve, dhe inkurajojnë njerëz të pakënaqur dhe të prekur, veçanërisht “kriminelë të vegjël”, që të organizohen dhe të bëjnë kërdi të tjera.
Ai thotë se kur vendi përfundimisht të dalë nga bllokimi, grupet kriminale do të jenë atje për të huazuar para dhe për të mbushur vakumin e lënë nga shteti i tepruar.
“Nëse shteti nuk ndërhyn me mbështetjen e duhur ekonomike në kohën e duhur, bizneset nuk do të kenë mundësi tjetër, pos të marrin ndihmën atje ku mund ta marrin. Mafia është e gatshme të investojë paratë”.
Kryeministri Giuseppe Conte ka premtuar rreth 440 milion dollar, të kthyer në kuponë ushqimi për ata që kanë nevojë, dhe një tjetër ndihmë prej 4.5 miliardë dollarësh për kryetarët e rajoneve, për të ndihmuar njerëzit e prekur në komunitetet e tyre.
Por asociacioni i kryebashkiakëve italianë është ankuar se 4,5 miliardë dollarët tashmë ishin caktuar për t’u shpërndarë në maj, përpara se pandemia të përfshinte Italinë, dhe se ajo nuk mund të llogaritet si pjesë e mbështetjes për shkak të krizës.
Ndërsa presioni nga pandemia po qetësohet në veri, ekzistojnë akoma shqetësime se mund të shpërthejë në jug, nëse njerëzit e pakënaqur fillojnë ta sfidojnë bllokimin në numër më të madh, gjë që do të shtonte edhe më shumë mjerimin në një situatë tashmë të mjerueshme për të gjithë./Reporteri