Senatori republikan, Mitt Romney ka njoftuar të mërkurën se do të votojë për ta shkarkuar presidentin amerikan, Donald Trump.


Ai është i vetmi republikan që ndahet nga partia për këtë çështje.

“Përgjegjësia e madhe që na e derivon Kushtetuta senatorëve është të vendosim nëse një president ka bërë një veprim aq ekstrem saqë të kualifikohet ‘krim i lartë dhe abuzim’. Po, ai e ka kryer këtë vepër”, ka thënë Romney në një adresim dramatik në Senat.

Reklamë

Dhoma e Lartë e Kongresit pritet të votojë sonte kundër shkarkimit të Trumpit.