×
  • Lajme
  • Botë

    Reshje të mëdha bore në Itali, pezullohet transporti hekurudhor

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 17:15

    Reshje të dendura në Itali, bora mbulon disa zona, pezullohet transporti hekurudhor.


    Italia po përballet me një mot të keq, ku shumë zona janë përfshirë tashmë nga reshjet e borës dhe të shiut.

    Në disa zona, të tilla si Friuli-Venezia Giulia dhe në Provincën Autonome të Bolzanos është dhënë alarmi i kuq. Ndërsa shumë lokalitete në Alto Adige kanë mbetur të izoluara për shkak të mbylljes së rrugëve.

    Mediat italiaine raportojnë edhe për rrëshqitje të dherave. Një alarm i verdhë u lëshua gjithashtu në disa zona të Lombardisë, Ligurias, Marches, Lazios, Toskanas dhe Bazilikatas.

    Për të rritur më tej sigurinë, në disa zona ku kanë rënë më shumë reshje, u pezullua transporti hekurudhor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!