Fillimi i marsit ka sjellë edhe borën në Zvicër. Të shtunën në orët e para ka rënë borë në disa pjesë të Zvicrës, me sasi më të dendur në kantonin Valais, por edhe në disa pjesë në jug të vendit, raportojnë mediet vendase.
Sipas tyre, bora do të vazhdojë të bjerë edhe gjatë ditës së sotme, por shkrirja e saj po ashtu mund të ndodhë brenda ditës për shkak të temperaturave relativisht të buta.
Në ViaSuisse midis Amsteg dhe Göschenen kushtet e motit janë të vështira dhe rruga është e mbuluar me borë. Ndërkohë, policia zvicerane ka apeluar për kujdes në vendet ku ka rënë borë, sidomos nga vozitësit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.