×
  • Lajme
  • Botë

    Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje, humbin jetën 21 persona

    Reporteri
    02 Janar 2020 | 11:03

    Të paktën 21 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut në kryeqytetin e Indonezisë, Jakarta.


    Shërbimi meteorologjik regjistroi 337 milimetra reshje brenda një dite në aeroportin e Jakartas.

    Agjencia e Gjeofizikës deklaroi se reshjet më shumë se 150 milimetra janë ekstreme për vendin.

    Rreth 62 mijë persona u evakuuan

    Kjo është sasia më e lartë e shiut të rënë që prej vitit 1996 duke sjellë përmbytje dhe pasoja shumë të rënda.

    Sipas parashikimeve, reshjet e dendura do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

    Agjencia tha se intensiteti i shiut ishte për shkak të disa faktorëve, përfshirë sezonin e monsoon, si dhe një sasi të lartë avulli uji në ajër që prekin formacionet e reve mbi ishullin Java.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!