Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar armëpushim të negociuar në Ukrainë që njeh linjat aktuale të fushëbetejës.
Kështu raporton Reuters duke u thirrur në katër burime ruse, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Tre nga burimet, të njohur me diskutimet në rrethin e Putinit, thanë se lideri veteran rus kishte shprehur zhgënjimin ndaj një grupi të vogël këshilltarësh për atë që ai i sheh si përpjekje të mbështetura nga perëndimi për të penguar negociatat dhe vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të përjashtuar bisedimet.
“Putini mund të luftojë për aq kohë sa të duhet, por Putini është gjithashtu gati për një armëpushim – për të ngrirë luftën”, tha një burim i katërt, një zyrtar i lartë rus që ka punuar me Putinin dhe ka njohuri për bisedat e nivelit të lartë në Kremlin.
Ai, si të tjerët të përmendur në këtë artikull, foli në kushte anonimiteti duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes, raporton tutje Reuters.
Për këtë raportim Reuters thotë se foli me gjithsej pesë persona që punojnë ose kanë punuar me Putinin në një nivel të lartë në botën politike dhe të biznesit. Burimi i pestë nuk komentoi mbi ngrirjen e luftës në vijat e frontit aktual. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.