×
  • Lajme
  • Botë

    Rezultatet preliminare: Putin fiton mandatin e pestë në Rusi

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 22:30

    71-vjeçari Vladimir Putin sipas rezultateve preleminare të Komisionit Qendror Zgjedhor të Rusisë ka fituar rreth 88% të votave.

    Sundimi çerekshekullor i Putinit siç duket do të zgjatet edhe gjashtë vjet të tjera.

    Zgjedhjet në Rusi u mbajtën faktikisht pa asnjë kundërshtarë potencial për Putinin, me vetëm tre politikanë pak të njohur e qëndrimet politike të të cilëve thuajse aspak nuk dallojnë nga ato të Putinit.

    Gjëja e vetme ndryshe në këto zgjedhje nga 25 vite të liderit rus në front si kryeminister apo president, ishin këtë herë sulmet me raketa dhe dronë nga Ukraina në ditën e zgjedhjeve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!