×
  • Lajme
  • Botë

    Rezultoi pozitiv në aeroplan, nxirret me forcë jashtë nga personeli shëndetësor

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 23:40

    Fluturimi Londër-Pisa në mbrëmjen e së mërkurës pati probleme.


    Një person doli pozitiv pasi iu bë testi brenda në aeroplan.

    Personeli mjekësor, i cili qe i veshur me kostum mbrojtës, u detyruan që me forcë ta largojnë të infektuarin nga aeroplani, njofton SkyNews.

    Ai bashkë me një tjetër person që po udhëtonin bashkë për në Pisa, u larguan dhe u izoluan në një zonë në aeroport, edhe pse tjetri ishte negativ, derisa i gjithë aeroplani u dezinfektua. Kjo bëri që aeroplani të vonohej 1 orë e 20 minuta.

    Një person që ishte në aeroplan i tha SkyNews-it se pati skena “të tmerrshme”, pasi i infektuari refuzonte të largohej nga aeroplani.

    Personeli mjekësor njoftoi se asnjë pasagjer tjetër në aeroplan nuk rezultoi pozitiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!