Richard Grenell nuk do të jetë më ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani.
Kjo pasi presidenti amerikan, Donald Trump tashmë bëri të ditur se është në kërkim të një ambasadori të ri në Gjermani, pas emërimit të diplomatit aktual, Richard Grenell, në udhëheqjen e inteligjencës amerikane.
“Unë do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani”, deklaroi Trump në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për në Indi.
Por ende nuk është qartësuar se për sa kohë Grenell dë jetë ushtrues detyre në shërbimin e inteligjencës në Amerikë.
Presidenti amerikan, Donald Trump poashtu tha se është duke rishikuar emrat e pesë kandidatëve në mënyrë që të marrin rolin në mënyrë të përhershme.
“Në një të ardhme të afërt, ne do t’ju njoftojmë se kush janë ata”, tha Trump, raporton Reuters.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.