Një i mbijetuar, i cili ka kërkuar që të mbetej anonim, ka rrëfyer për agjencinë britanike të lajmeve “BBC” tmerrin që ka përjetuar si i ngujuar në njërën prej xhamive në Christchurch të Zelandës së Re, ku sulmuesi i armatosur la 49 të vdekur.
Me rrobat të gjakosura ngado, ai tha ta ketë parë sulmuesin tek e qëllonte një qytetar në gjoks.
“Lutesha të mbetej pa plumba”, ka thënë dëshmitari, i cili po e falte xhumanë në njërën prej dy xhamive të sulmuara në Zelandën e Re.
“Ajo që bëra ishte thjeshtë të prisja dhe të lutesha, Zot të lutem, bëje që ky njeri të mbetet më pa plumba”, ka thënë ai. Dëshmitari tha po ashtu se sulmuesi e mori në shënjestër dhomën e lutjeve për burrat dhe më pas kaloi në pjesën e ndarë për gratë.
Qeveria zelandeze e ka cilësuar sulmin e së premtes si akt terrorist të ndërmarrë nga burri i armatosur që bëri kërdi ndaj besimtarëve të pafajshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.